Të burgosurit e Mitrovicës e bëjnë të ‘fortin’, ngjiten në kulmin e burgut

Aktuale

Të burgosurit e Mitrovicës e bëjnë të ‘fortin’, ngjiten në kulmin e burgut

Më: 5 janar 2021 Në ora: 22:28
Ilustrim

Dy persona të paraburgosur, të hënën u arratisën nga qelia e tyre në Qendrën e Paraburgimit në veri të Mitrovicës dhe u ngjitën në qatinë e objektit.

Këtë veprim e bënë si shenjë proteste për trajtimin që po u bëhet.

Ata kërkuan të bisedonin me prokurorin e rastit të tyre dhe me zëvendësdrejtorin e Shërbimit Korrektues, Rasim Selmanin. Pas një bisede disa orëshe, të njëjtit u pajtuan të zbresin poshtë.

Selmani tregoi se të paraburgosurit kishin ankesa për akuzat ndaj tyre si dhe kërkonin që të transferoheshin në një tjetër qendër korrektuese.

Sipas tij, bashkëbisedimi me ta ishte në nivel të lartë të kujdesit, në mënyrë që të shmangen incidentet e mundshme. Për shkak të këtij rasti janë suspenduar dy zyrtarë korrektues, me arsyen se i kanë shkelur procedurat e sigurisë së institucionit.

Ndërsa rasti është ende në hetim.

Sipas informacioneve të televizionit, njëri nga të paraburgosurit mbahet në për grabitje e tjetri për kërcënim me armë. Ndërsa, sipas burimeve, të njëjtit kishin qëndruare dhe në qendrat tjera korrektuese por që kishin shkaktuar probleme edhe më herët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat