Diçka e papritur po ndodhë mes VV-së dhe Lumir Abdixhikut! Anëtarët e partisë së Kurtit fillojnë linçimet publike edhe ndaj ish-ministrit

Aktuale

Diçka e papritur po ndodhë mes VV-së dhe Lumir Abdixhikut! Anëtarët e partisë së Kurtit fillojnë linçimet publike edhe ndaj ish-ministrit

Nga: N. H Më: 6 janar 2021 Në ora: 13:20
Lumir Abdixhiku

Deri dje shembull, sot anëtarët e Vetëvendosjes kanë filluar linçimet publike ndaj Lumir Abdixhikut, ky i fundit ish ministër në “Qeverisë e Shpresës” së Albin Kurtit.

Militantët dhe anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosjes nuk kanë të ndalur ndaj linçimeve publike të figurave kryesore të LDK-së, pas liderit Isa Mustafa e Agim Veliut, tani radha për linçim është ndaj Lumir Abdixhikut.

Fushata e tyre po vazhdon duke linçuar figura publike të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pasi filluan me krerët e këtij subjekti politik, tani në shënjestër të tyre është ish-ministri Abdixhiku, krejt kjo pas një interviste të dhënë mbrëmë, për një televizion, e ku Abdixhiku zbuloi disa detaje të padëgjuara për Qeverinë Kurti.

Anëtari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, mbrëmë ka thënë se shkarkimi i minisrit të Brendshëm, Agim Veliut, nga kryeministri i atëhershëm, Albin Kurti, ishte e ngjashme si një strategji në lojën e shahut.

“Ne kemi diskutuar në një mbledhje lidhur me kompetencat e kryeministrit. Në atë mbledhje kanë qenë të pranishëm Besnik Bislimi, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Lutfi Haziri, Avdullah Hoti dhe unë. Në mbledhjen e shtatë kemi diskutuar për këtë situatë hipotetike. Mirëpo nëse kryeministri e shkarkon një ministër pa na njoftuar… është thënë se nëse vjen puna deri aty, duhet të ndërpritet bashkëpunimi”, ka sqaruar Abdixhiku.

E, pas kësaj interviste filloi gjithçka.

I pari që filloi gjithë këtë fushatë ishte zyrtari i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, i cili e ka quajtur Abdixhikun si një ‘tullumbace mashtrimi’.

“Një tullumbace mashtrimi, si Abdixhiku”, shkruan Rrustemi në Facebook.

Image

Pastaj, një reagim e bëri edhe kunati i ish-ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Dardan Krasniqi.

“Sa për pionierët!”, ishte shkrimi i Krasniqit, shkrim të cilit i ka bashkangjitur edhe një fotografi, ku e krahason Veliun me Abdixhikun.

Image

Kurse, kësaj fushate sot i është bashkangjitur edhe ish-asistenti i ish-kryeministrit Albin Kurti, artisti Arianit Beqiri.

Ai e ka quajtur ish-ministrin Abdixhiku, si nxënësi më i mirë i Isa Mustafës, përcjell “Bota sot”.

Image

“Lumir Abdixhiku nxënësi më i mirë i Isa Mustafës”, ka shkruar Beqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat