“Kurti s’mund të kandidojë”, reagojnë nga Vetëvendosje

Aktuale

“Kurti s’mund të kandidojë”, reagojnë nga Vetëvendosje

Më: 6 janar 2021 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës para pak minutash ka publikuar aktgjykimin e plotë për rastin e votës së deputetit Etem Arifi, aktgjykim ky që rezultoi me rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Sipas njohësit të Kushtetutës, Ehat Miftarajt, një aktgjykim i tillë ia ndalon Albin Kurtit pjesëmarrjen në zgjedhje.

Ndryshe nga Miftaraj mendon avokati Tomë Gashi, meqë sipas tij, Kurti ka të drejtë.

“Me këtë aktgjykim, Kushtetuesja ka rikonfirmuar atë që është thënë në vendim e parë, se të gjithë të dënuarit në tri vitet e fundit me vendim të formës së prerë nuk do të mund të kandidojnë për deputetë, përfshirë edhe Kurtin”, ka thënë Miftaraj.

Pa reaguar nuk kanë qëndruar as nga Lëvizja Vetëvendosje. Anëtarja e VV’së, Tinka Kurti, ka thënë se “s’ka komplot që mund të ndalë fitoren e Vetëvendosjes”.

“Nuk ka kleçkë as komplot që mund ta ndalë vullnetin e popullit dhe fitoren e VETËVENDOSJE-s”, ka shkruar Tinka Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat