Një qytetare thotë se vëllanë ia hoqën nga lista për dërgim në Turqi, nis mbledhjen e fondeve

Aktuale

Një qytetare thotë se vëllanë ia hoqën nga lista për dërgim në Turqi, nis mbledhjen e fondeve

Më: 7 janar 2021 Në ora: 10:55
Fidan Gashi

Fidan Gashi është në mesin e personave të lënduar rëndë nga shpërthimi që ndodhi në Ferizaj, të martën.

Përmes një postimi në Facebook, motra e tij ka thënë se Qeveria kishte premtuar se do t’i dërgojë për trajtim në Turqi të gjithë të lënduarit që ishin në gjendje kome, por thotë se nga lista e kanë hequr vëllanë e saj.

Kësisoj, ajo ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për trajtimin mjekësor e vëllait.

Postimi i plotë pa ndërhyrje të redaksisë:

Ne rastin e shperthimit se bomboles se gazit ne Ferizaj ka qene i pranishem edhe vellai im me gruan,babin dhe vajzen por qe ata jane ne gjendje me te mire shendetesore. Qeveria premtoi qe do te dergoje te gjithe te lenduarit ne gjendje kome ne Turqi, por ne momentin e fundit u njoftuam qe familjarin tone Fidan Gashi e kan hequr nga lista. Tani na duhet te mbledhim fonde qe ta dergojme atje.

Nr i gjirollogarise ne TEB: 2013000164824474
Llogaria e vellaut te tij Bardhyl Gashi.
Cdo ndihme eshte me se e nevojshme.
Ju lutem shperndajeni!

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat