Rukiqi iu reagon politikanëve për tubimet: Si mund të arsyetohet kufizimi i orarit të punës?!

Aktuale

Rukiqi iu reagon politikanëve për tubimet: Si mund të arsyetohet kufizimi i orarit të punës?!

Më: 10 janar 2021 Në ora: 21:09
Berat Rukiqi

Pas Shoqatës së Gastronomëve, përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebook, për grumbullimin e politikanëve në tubime, ka reaguar edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës.

Berat Rukiqi ka thënë se edhe politikanët edhe qytetarët janë të barabartë para ligjit.

Ky është postimi i tij (pa ndërhyrje):

Tubimet e fundit elektorale, me dhjetera persona ne hapesira te mbyllura, i bejne te pavlera, te gjitha masat kufizuese, per parandalimin e pandemise. Si mund te arsyetohet, tash e tutje, ndalesa per organizimin e ahengjeve dhe ngjarjeve? Si mund te arsyetohet kufizimi i orarit te punes?? Politikanet ehe qytetaret e tjere jane te barabarte para ligjit. Hipokrizi e llojit te vet eshte qe te njejtit qe premtojne sundim te ligjit, te vazhdojne naten dhe diten te shkelin ligjin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat