Avdyli reagon ashpër ndaj KQZ-së: Diaspora është Kosova e dytë, mos u frikësoni ...!

Aktuale

Avdyli reagon ashpër ndaj KQZ-së: Diaspora është Kosova e dytë, mos u frikësoni ...!

Nga: A.Morina Më: 11 janar 2021 Në ora: 18:27
Haxhi Avdyli

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosov, Haxhi Avdyli, ka reaguar ndaj vendimit të KQZ-së lidhur me votimin e mërgatës në zgjedhjet e prakohshme.

Në vendimin e KQZ-së, thuhet do të kontaktojë prej telefonit të gjithë mërgimtarët që kanë aplikuar për t’u regjistruar si votues.

Avdyli tha se ky është vendim absurd dhe i padëgjuar nga KQZ-ja. Ai tha se në këtë mënyë po dekurajohen mërgimtarët për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit. 

"Te ne po kemi frikë nga demokracia dhe zëri qytetarëve . Diaspora është Kosova e dytë, mos u frikësohuni nga zëri tyre. Ata janë ne. Ne jemi ata", shkroi Avdyli në Facebook, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Vendimi absurd, i padëgjuar i KQZ-së që të mos u pranohet vota atyre që votojnë me post e që nuk lajmërohen në telefon. A thua si do bëhen psh 200.000 telefonata jashtë shtetit. Kush do i bëjë ato, sa kohë duhen për to ? Çka ndodhë nëse dikush mund të jetë në punë , edhe nuk e hap telefonin. Ky nuk është vetëm dekurajim për votim por edhe cenim i drejtës bazike për votë. Në nëntor edhe për shkak Covid, për të eliminuar tollovitë ,në zgjedhjet në SHBA përqindje e madhe e votave kanë ndodhë me postë. Te ne po kemi frikë nga demokracia dhe zëri qytetarëve . Diaspora është Kosova e dytë, mos u frikësohuni nga zëri tyre. Ata janë ne. Ne jemi ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat