Anëtarët e VV-së në KQZ votuan pro vendimit që ja vështirson votimin mërgatës

Aktuale

Anëtarët e VV-së në KQZ votuan pro vendimit që ja vështirson votimin mërgatës

Më: 11 janar 2021 Në ora: 18:52
Vetëvendosje

Ish-ministrja e Drejtësisë nga radhët e LVV-së, Albulena Haxhiu ka reaguar kundër vendimit të KQZ-së për mënyrën e votimit të diasporës.

Mes tjerash Haxhiu në postimin e saj në Facebook shkroi: “Ky vendim është sa absurd aq edhe i paligjshëm dhe jokushtetues prandaj duhet të ndryshohet e kundërshtohet”.

Por ndryshe mendojnë bashkpartiakët e saj në KQZ.

Që të dy përfaqësuesit e LVV-së në KQZ e kanë votuar vendimin e KQZ-së për mënyrën e votimit të diasporës ku përfshihet verifikimi i aplikuesve përmes telefonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat