Ramush Tahiri thotë se vetëm një koalicion parazgjedhor është i mundshëm, nuk është ai mes Vjosa Osmanit dhe VV-së

Aktuale

Ramush Tahiri thotë se vetëm një koalicion parazgjedhor është i mundshëm, nuk është ai mes Vjosa Osmanit dhe VV-së

Më: 11 janar 2021 Në ora: 19:39
Ramush Tahiri

Politologu, Ramush Tahiri thotë se është e sigurt që NISMA dhe PDK do shkojnë bashkë në zgjedhje.

Ai thotë se ka mbetur vetëm të merren vesh rreth listës së përbashkët apo shkrirjes në PDK.

“Ajo që është e sigurt është që Fatmir Limaj do të shkojë me PDK-në, është ofertë me shku edhe me Ramush Haradinaj po gjasat janë më të vogla, ka mbete vetëm të zgjidhet procedura a do të garojnë në një listë të përbashkët me dy akronime apo do të shkrihet në PDK”, thotë Tahiri.

Ai beson se së bashku këto dy parti do i kenë së paku 30 deputetë.

“Unë mendoj që edhe tash 24 deputet të PDK-së, 4 të Limajt janë 28, domethënë në çdo variant nëse janë bashkë, minimum 30 deputet do t’i ketë PDK-ja, dhe do të ketë rritje, plus do të solidarizohen njerëzit me udhëheqësit që janë në Hagë, sepse e konsiderojnë që ka të bëjë me Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Ai nuk sheh koalicione mes partive tjera.

Madje Tahiri e sheh edhe të vështirë hyrjen në listë të përbashkët të Listës Osmani me Vetëvendosjes.

“Partitë tjera nuk do të shkojnë në koalicion, duket AKR-ja kërkon një koalicion ose me Ramush Haradinaj ose me PDK-në ose me LDK-në, si profil nuk e ka shumë telashe me cilën parti shkon. Përndryshe të gjitha partitë do të shkojnë veç përveç këtyre dy partive të vogla. Vjosa Osmani e ka shumë telashe me hy me Vetëvendosjen sepse nuk do të hyj si subjekt i veçantë do të hyj në listë të përbashkët zgjedhore”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat