Dushi e cilëson të paprecedentë kërkesën e Osmanit drejtuar KQZ-së

Aktuale

Dushi e cilëson të paprecedentë kërkesën e Osmanit drejtuar KQZ-së

Më: 11 janar 2021 Në ora: 22:28
Florian Dushi

Këshilli Qendror i Zgjedhjeve, sot ka marrë një vendim për verifikimi e votave nga jashtë përmes telefonatave.

U.D. e Presidentes, znj. Vjosa Osmani, i ka shkruar letër kryetares së KQZ-së, znj.Valdete Daka, ku kërkon rishqyrtimin e këtij vendimi.

E kërkesa e Osmanit, sipas zyrtarit të LDK-së Florian Dushi është ndërhyrje e paprecedentë dhe i pavend.

Sipas Dushit, këtu mund të ndërhyjnë vetëm Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Gjykata Supreme, e më tutje Gjykata Kushtetuese.

Postimi i plotë:

Tentim i paprecedentë për të ndërhyrë dhe diktuar punën e një institucioni të pavarur kushtetues, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Nëse vendimi i KQZ-së është në kundërshtim me Kushtetutën apo ligjet përkatëse, janë organet kompetente, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Gjykata Supreme, e më tutje Gjykata Kushtetuese, ato që mund të kontrollojnë ligjshmërinë, apo edhe kushtetutshmërinë e vendimit të KQZ-së, përfundimisht duke e ndryshuar apo edhe anuluar një akt të tillë.

Ky vendim, nuk është çështje e organeve të tjera, aq më pak e atyre organeve bartës të përkohshëm të të cilave janë (sipas paralajmërimeve) edhe kandidat në zgjedhjet e ardhshme, rregullat e të cilave po provojnë t’i diktojnë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat