Flasin nga zyra ligjore e LVV-së, tregojnë a do të dërgojnë ankesë në PZAP për votat e diasporës!

Aktuale

Flasin nga zyra ligjore e LVV-së, tregojnë a do të dërgojnë ankesë në PZAP për votat e diasporës!

Më: 12 janar 2021 Në ora: 13:55
Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje pritet të dërgojë ankesë në PAZP lidhur me vendimin e KQZ-zë për votimin e diasporës.

Kështu ka thënë Blerim Sallahu, nga zyra ligjore e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sallahu ka theksuar se në bazë të informacione që ai posedon, brenda partisë po negociohet, dhe me gjasë do të dërgohet ankesë ndaj këtij vendimi.

“Nuk jam në njohuri, se s’jam edhe në zyre. Por me sa e di është duke u negociu brenda partisë dhe me gjasë do ta dërgojnë por nuk jam i sigurt. Sepse nuk kam njohuri dorën në zemër”, deklaroi Sallahu për Blic.

Vendimi i KQZ-së thotë se pas regjistrimit të votuesve nga diaspora ata do të thirren në telefon por nëse nuk lajmërohet nuk do lejohen të votojnë.

Zyrtarë të Vetëvendsojes e kundërshtuan këtë vendim të KQZ-së, derisa përfaqësuesit e tyre kishin votuar pro këtij vendimi.

Media, ka kontaktuar me kryeshefin e PZAP-së, Mulë Desku, i cili ka konfirmuar se deri më tani nuk ka ardhur asnjë ankesë tek institucioni që ai drejton, lidhur me vendimin e KQZ-së.

Ai sqaron se ankesat e tilla zakonisht bëhen 24 orë pas vendimeve dhe rrjedhimisht ende ka kohë për t’u bërë një gjë e tillë.

“VV mund të bëjë ankesë kundër vendimit të KQZ-së, por a është i ligjshëm apo jo i ligjshëm ai vendim, vendos paneli i PZAP-së. Deri në këto momente në zyret e PZAP-së, nuk ka një ankesë të tillë, por zakonisht ankesat bëhen brenda 24 orëve”, ka thënë Mulë Desku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat