Kryeziu: Aderimet dhe marrëveshjet për përfshirje në lista, janë vetëm një fluskë politike pa përmbajtje

Aktuale

Kryeziu: Aderimet dhe marrëveshjet për përfshirje në lista, janë vetëm një fluskë politike pa përmbajtje

Më: 12 janar 2021 Në ora: 20:39
Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se aderimet dhe marrëveshjet për përfshirje në lista në kohë zgjedhjesh, janë vetëm një fluskë politike pa përmbajtje.

Kryeziu në Facebook ka shkruar, se nuk demokratizohen e as nuk bëhen llogaridhënëse instiucionet pa parti të demokratizuara.

Postimi i plotë:

Mishmashi i krijuar gjatë garës zgjedhore me njerëz pa karrierë politike e aktivitet partiak po vazhdon edhe këto zgjedhje!

Nuk demokratizohen e as nuk bëhen llogaridhënëse instiucionet pa parti të demokratizuara. E partitë nuk demokratizohen me aderime në lista zgjedhore, por, me të angazhuar partiak të cilët përmes garës dhe formësimit politik e partiak ngrisin kualitetin e politikbërjes në parti e pastaj edhe në institucione.

Aderimet dhe marrëveshjet për përfshirje në lista në kohë zgjedhjesh, janë vetëm një fluskë politike pa përmbajtje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat