Lekaj godet Hotin: Kënd duan ta bindin me reciprocitetin, vetë patën pranuar ta heqin

Aktuale

Lekaj godet Hotin: Kënd duan ta bindin me reciprocitetin, vetë patën pranuar ta heqin

Më: 13 janar 2021 Në ora: 00:16
Pal Lekaj

Anëtari i AAK’së, Pal Lekaj ka kritikuar vendimin e kryeministrit ën detyrë, Avdullah Hoti, për vënien e reciprocitetit me Serbinë.

Lekaj tha se ishte vetë Hoti dhe LDK ata që kritikuan Qeverinë Haradinaj për vënien e taksës dhe Qeverinë Kurti për vënien e reciprocitetit.

“Nuk e shoh që të luhet me këto vendime kur dihet se zoti Haradinaj për vendimet që i ka pasur për taksën dhe ftesën që e ka pasur nga gjykata e Hagës e dërgoi vendin në zgjedhje. Kur e miratoi vetë Hoti tash para zgjedhjeve është hajgare. Kur dihet se zgjedhjet janë afër“, tha ai.

“Me që kanë pranuar ta hekin taksën dhe të mos vënë reciprocitet atëherë cfarë arsye kanë dhe kënd duan ta bindin se tani duan të vëjnë reciprocitet. E kemi qëndrimin e qartë. Nëse Serbia nuk i respekton marrëveshjet atëherë edhe ne tërhiqemi“, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat