Qeveria e konfirmon: Blerim Kuçi e ka ofruar dorëheqjen te kryeministri

Aktuale

Qeveria e konfirmon: Blerim Kuçi e ka ofruar dorëheqjen te kryeministri

Më: 13 janar 2021 Në ora: 10:43
Avdullah Hoti dhe Blerim Kuçi

Blerim Kuçi ka ofruar dorëheqjen nga pozita e ministrit të Ekonomisë.

Zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku, ka thënë për media se kryeministri Avdullah Hoti ka marrë kërkesë nga Blerim Kuçi që ta lirojë atë nga detyra e ministrit.

“Ka arritur një kërkesë për lirimin nga detyra nga ana e ministrit”, ka pohuar Baxhaku.

Ajo tha se gjatë ditës, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti do të marrë vendim nëse do t’ia pranojë dorëheqjen ministrit Blerim Kuçi, apo do ta refuzojë atë.

“Kryeministri sot do ta shqyrtojë këtë kërkesë, nëse do ta pranojë atë apo jo”, tha Baxhaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat