Ramiz Kelmendi tregon cilën pozitë e synon nëse e merr PDK-ja qeverinë

Aktuale

Ramiz Kelmendi tregon cilën pozitë e synon nëse e merr PDK-ja qeverinë

Më: 14 janar 2021 Në ora: 23:35
Ramiz Kelmendi

Biznesmeni nga Peja, Ramiz Kelmendi, i cili është rikthyer në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë që synon pozitën e zëvendëskryeministrit në zgjedhjet e reja.

“Këtë pozitë e synoj për një çështje, pasi jam profesionist dhe nuk kam dëshirë që për konflikt interesi të quhem se e kam mbështetur kompaninë për çfarëdolloj çështje. Edhe sa kam qenë zv.kryeministër, është komentuar që asnjë lëvizje timen nuk e kam bërë në interes të kompanisë”.

Kelmendi në Rubikon, ka siguruar që nëse vjen në këtë pozitë, asnjë hap nuk do ta bëjë në favor të kompanisë së tij.

“Kjo për arsye pasi kolegët e mi që janë atje dinë t’i i shtyjnë proceset përpara edhe pa mbështetjen time. Pozita ime në listën për deputetë, është pak më komplekse, pasi PDK-ja ka shumë njerëz që kanë punuar me 20 vite dhe është goxha e padrejtë ndoshta që të kërkohet që dikush nga njerëzit kontribues shumëvjeçarë të lëvizin në një drejtim për me lëshu vendin tim. Shpresoj që kryesia dhe Hoxhaj të cilin e njoh mirë,  do e gjejnë një vend për të cilin do reflektojë që pozita ime do t’i japë shpresë qytetarëve”.

Tutje Kelmendi ka thënë që beson që PDK-ja do të dalë e para në këto zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat