Zemaj në konferencë, pritet ndryshimi i masave

Aktuale

Zemaj në konferencë, pritet ndryshimi i masave

Më: 15 janar 2021 Në ora: 10:42
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj do të mbajë konferencë për media, shkruan Gazeta Express.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media.

“Ministri i Shëndetësisë, z. Armend Zemaj​, sot  (15.01.2021) do të mbaj konferencë për media.

Konferenca do të mbahet në Ministrinë e Shëndetësisë në orën 15:00”, thuhet në njoftim.

Dje u raportua për masat e reja që priten të hyjnë në fuqi nga vikendi.

Ora policore do të hiqet në të gjitha komunat e vendit. Do të zgjatet orari i punës për lokalet e gastronomisë. Po ashtu, do të lejohet veprimtaria e tregjeve publike të automjeteve.

Qeveria e Kosovës në detyrë, së shpejti pritet t’i miratojë masat e reja anti-Covid.

Siç merr vesh media nga burime brenda Ministrisë së Shëndetësisë, do të hiqet ora policore në të gjitha komunat e vendit.

Po ashtu, do të zgjatet orari i punës për gastronominë, nga ora 20:00 sa është tani, deri në orën 21:00 ose 22:00, kjo do të bëhet për secilin kategorizim të komunave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat