Programi për rimëkëmbje ekonomike mbështet MKRS-në me 2.5 milionë euro

Aktuale

Programi për rimëkëmbje ekonomike mbështet MKRS-në me 2.5 milionë euro

Më: 15 janar 2021 Në ora: 11:43
MKRS

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka shtjelluar së fundmi detajet e programit për rimëkëmbje ekonomike të vendit, pas krizës së shkaktuar nga pandemia globale COVID-19.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është marrë vendimi se si do të bëhet shpërndarja e mjeteve financiare në kuadër të programit për rimëkëmbje ekonomike, një pjesë e të cilave është menduar edhe për kulturë, rini dhe sport.

Përkatësisht do të jetë masa e tretë e programit të rimëkëmbjes, e cila do të mbështesë këto sektor me 2.5 milionë euro.

Këtë e ka bërë të ditur vet Kryeministri Hoti në një konferencë për media.

“Masa e parë – shuma 6.5 milionë euro do të shpërndahet për të vetëpunësuari për bizneset e vogla. Masa e dytë, kemi ndarë për ministrinë e Arsimit dhe Shkencës pesë milionë euro për të mbështetur organizimin e mësimit në kushte të veçanta. Masa e tretë, do të vazhdojmë ta mbështesim Ministrinë e Kulturës dhe Sportit në shumë 2.5 milionë euro”, tha ai.

I njëjti bëri të ditur se çdo qytetar i Republikës së Kosovës do ta ndjejë ndihmën e dhënë nga shteti.

Ndërkohë, vet Ministrja aktuale e MKRS-së, Vlora Dumoshi, në një intervistë për Telegrafin fundvitin e vitit që shkoi, shpalosi detyrat që MKRS kishte përmbushur gjatë vitit 2020 dhe synimet që ka për përmbushjen e programit këtë vit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat