Hamiti: Nuk e besoj që i mbërrin 51% VV-ja me të rreshtuarit e saj

Aktuale

Hamiti: Nuk e besoj që i mbërrin 51% VV-ja me të rreshtuarit e saj

Më: 15 janar 2021 Në ora: 18:58
Muhamet Hamiti

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen me datën 14 shkurt. Favorit kryesor shihet Lëvizja Vetëvendosje.

Së fundmi LVV nënshkroi një koalicion me Iniciativën e Vjosa Osmanit, ku do të garojnë së bashku me një listë.

Me anë të këtij koalicioni, Kurti dhe Osmani synojnë që të marrin mbi 51 përqind të votave.

Në lidhje me koalicionin dhe pretendimet e LVV-së, ka kontaktuar me Muhamet Hamiti.

Ai u shprehë se rreshtimi i Vjosa Osmanit me VV-në, në teori s’do të duhej ta dëmtonte LDK-në, por në praktikë mundet.

“Rreshtimi i Vjosa Osmanit me VV-në, për të cilën ka punuar hapur në vitin e fundit, në teori s’do të duhej ta dëmtonte LDK-në. Në praktikë mundet. LDK-ja është parti e djathtë, e qendrës së djathtë më saktësisht, ndërsa VV-ja e majtë, më e majta në spektrin politik të Kosovës aktualisht. Votuesi tradicional i LDK-së duhet të votojë qëndrestarët, besnikët e vet, ata që ndjekin rrugën e LDK-së së filozofisë politike të Ibrahim Rugovës, e jo sharësit e saj që i ke te kampi i majtë” 

“Në këtë hutim shoqëror, kur virtyt është bërë konvertimi, aderimet, ri-aderimet e aderimet serike, edhe mund të ndodhë që të firojnë vota nga LDK-ja. Sheh njerëz që pa pikë turpi dezertojnë e rreshtohen me kampin rival – për të mos thënë armiqësor – ndërsa shajnë shtëpinë e vet politike dhe presin vota nga kjo shtëpi. Tashti çdo gjë është në dorën e votuesve. Ata mund të mos i miratojnë këto patologji shoqërore, që kanë marrë hov. Nëse i miratojnë, bëhen bashkëpjesëmarrës në këto paudhësi dhe do të jetojnë me pasojat e tyre nesër”, tha Hamiti fillimisht.

Tutje, ai u shprehë se nuk beson se LVV mund të arrij 51% të votave me të rreshtuarit e saj.  

“Nuk e besoj që i mbërrin 51% VV-ja me të rreshtuarit e saj. Me mendësinë e monopolit pushtetor që kultivon VV-ja, populli i Kosovës do të rrezikonte të përballej me diktaturë që, ndonëse e krijuar me votë, do të kishte pasoja largvajtëse për vendin tonë”, përfundoj ai.

Në koalicionin që u arrit dje mes LVV-së dhe Vjosa Osmanit, u vendos që Albin Kurti të garoj për kryeministër, kurse Vjosa Osmani për presidente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat