Detaje nga Policia për rastin e Fadil Syleviqit

Aktuale

Detaje nga Policia për rastin e Fadil Syleviqit

Më: 16 janar 2021 Në ora: 11:04
Fadil Syleviqi

Dje ish-zyrtari policor Fadil Syleviqi është gjetur i vdekur në afërsi të Liqenit të Badovcit.

Lidhur me vdekjen e tij është deklaruar edhe policia e Kosovës. Në njoftim thuhet se trupi i tij është gjetur në mes të fshatit Zllatar dhe të fshatit Matiçan.  

Policia njofton që trupi i pajetë i tij është dërguar në IML për obduksion.

“Fsh. Zllatar, Prishtinë 15.01.2021 – 13:56. Është raportuar se në  pjesën malore në mes të fshatit Zllatar dhe fshatit Matiçan ne vendin e quajtur “Kërpë” është trupi i pa jetë i viktimës mashkull kosovar pjesëtarë i Policisë së Kosovës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe një ekipe e ndihmës së shpejtë e cila ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Në lidhje me rastin është konsultuar edhe prokurori i shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat