Veteranët e Nekocit mbështesin projektin e Limajt për mbrojtjen e vlerave kombëtare

Aktuale

Veteranët e Nekocit mbështesin projektin e Limajt për mbrojtjen e vlerave kombëtare

Më: 18 janar 2021 Në ora: 17:09
Nisma

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar një takim me bashkëluftëtarë të Nekocit në Drenas, me të cilët ka bashkëbiseduar për sfidat me të cilat po ballafaqohet vendi.

Lideri i Nismës tha se, ishte konstatim i përbashkët se në proceset në të cilat po kalon vendi kërkohet më shumë se kurrë më parë mobilizim në mbrojtjen e vlerave tona kombëtare.

“Jam jashtëzakonisht i kënaqur që projekti ynë në mbrojtje të vlerave kombëtare po bashkon rreth vetes njerëz me virtyte të larta kombëtare e njerëzore”, ka shkruar Limaj në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Gjithashtu, Limaj ka shkruar se, angazhimi dhe përkushtimi ynë gjithmonë do të jetë në funksion të promovimit të këtyre vlerave të cilat janë themeli i shtetit tonë.

“Të bashkuar për fitore”, ka shkruar në fund i pari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat