Zyrtari i LDK-së reagon pas publikimit të përgjimit ku Nagavci flet për Osmanin: O kuku çka i boni vetit

Aktuale

Zyrtari i LDK-së reagon pas publikimit të përgjimit ku Nagavci flet për Osmanin: O kuku çka i boni vetit

Nga: N.Sh Më: 19 janar 2021 Në ora: 18:15
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bajram Gecaj, ka reaguar par publikimit të përgjimeve ku dëgjohet Arbërie Nagavci duke folur për Vjosa Osmanin.

Në një audio-incizim nënkryetarja e LVV-së Arbërie Nagavci, dëgjohet duket folur në një takim të brendshëm partie.

Ajo dëgjohet duke u ankuar se Vjosa nuk ka ekip, dhe vetëm mundet ndonjë votë të shoqërisë civile me marrë por pjesën tjetër do ta përfitoj në kurriz të VV-së.

E pas kësaj, ishte i menjëhershëm reagimi i Bajram Gecajt.

Gecaj tha se Osmani ka kaluar nga partie e cila e nderoi dhe e privilegjoi tek partia ku konsiderohet vetëm numër.

Postimi i plotë:

O kuku çka i boni vetit” … nga partia e cila e nderoi dhe e privilegjoi, në kotillën ku konsiderohet hiq tjetër pos numër! Arbërie Nagavci:

Këta tjerët mujnë me e marrë përgjegjësinë, mujnë me marrë votë të OJQ-ve për shembull, të qytetarëve.

Vjosa merr vet,…prej nesh. Kush vjen me ne, krejt marrin vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat