Kandidati për deputet i VV-së heq të gjitha vijat e kuqe: Vetëvendosje kështu do të veprojë me partitë pas fitores

Aktuale

Kandidati për deputet i VV-së heq të gjitha vijat e kuqe: Vetëvendosje kështu do të veprojë me partitë pas fitores

Më: 20 janar 2021 Në ora: 08:06
Albin Kurti

Anëtari më i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe njëherit kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e VV-së, Liri Loshi, ka bërë me dije se do të angazhohet për një qeveri ku lideri i tij, Albin Kurti, do të jetë kryeministër, kurse Vjosa Osmani presidente e Kosovës.

Loshi madje thotë se partia e tij s’ka vija të kuqe, kurse tregon se do t’i ftojë të gjitha partitë të bëjë koalicion, por thekson se, ato parti që nuk kushtëzojnë koalicionin me postin e presidentit.

Ja shkrimi i tij:

Image
Liri Loshi

Si anëtar i LVV-së do të angazhohem për një qeveri të koalicionit, ku zoti Albin Kurti, si lider i shumicës parlamentare ka postin e kryeministrit, kurse zonja Vjosa Osmani postin e presidentit.

Do të angazhohem që fill pas fitores së madhe, VV-ja t’i ftojë me radhë një nga një të gjitha partitë politike, pa përjashtim dhe të bëjë koalicion me atë parti që nuk kushtëzon koalicionin me postin e presidentit.

Besoni se do t’i prishim të gjitha matematikat dhe Vjosa Osmani do të jetë presidente e Republikës së Kosovës. VV-ja do ta çmojë zonjën Osmani për dinjitetin e saj në partnership me VV-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat