Mazreku priti në takim Konsullin e Kosovës në Kanada

Aktuale

Mazreku priti në takim Konsullin e Kosovës në Kanada

Nga: G.B Më: 20 janar 2021 Në ora: 11:09
Sami Mazreku dhe Donat Syla

U.D i drejtorit të BKS-së, Sami Mazreku, ka pritur në takim konsulli e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kanada, Donal Syla, përcjell Bota sot.

Ata kanë biseduar për rritjen e bashkëpunimit në fushën e sigurimeve në mes së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kanadasë.

Njoftimi i plotë:

Sami Mazreku, ushtrues i detyrës së drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) ka takuar të martën në Prishtinë Donat Sylën, konsull i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kanada.

Gjatë takimit u.d drejtori Mazreku dhe konsulli Syla kanë biseduar rreth rritjes së bashkëpunimit në fushën e sigurimeve në mes së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kanadasë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat