Krasniqi reagon ndaj analistëve politikë të televizioneve në Kosovë: Ky është halli i juaj

Aktuale

Krasniqi reagon ndaj analistëve politikë të televizioneve në Kosovë: Ky është halli i juaj

Nga: N.Sh Më: 20 janar 2021 Në ora: 19:07
Faik Krasniqi

Opinionisti dhe analisti politik,  Faik Krasniqi ka reaguar ndaj analistëve politikë të cilët po shfaqen çdo natë në televizionet në Kosovë.

Krasniqi thotë se, me sondazhe duhet të merren ekspertët e sondazheve dhe jo analistët politikë.

Sipas Krasniqit, halli i analistëve është se pse po vjen një parti politike në pushtet, pasi që, sipas tij, atyre nuk iu intereson vizioni për shtetin nga partia që vjen në pushtet, por vetëm e kundërshtojnë ardhjen e saj.

Krasniqi thotë se sikur mos të vendoste sovrani se kush do ta drejtojë shtetin, atëherë do të vendosej nga analistët përmes studiove televizive.

Reagimi i Krasniqit:

Me sondazhet merren ekspertët e sondazheve, dhe jo analistët politikë.

Këta analistë që çdo natë dalin në ekrane televizive, pse nuk thonë çfarë vizioni kanë për shtetin partia qe do të vijë në pushtet, dhe jo pse do të vijë në pushtet.

Ky është halli i këtyre analistëve. Pse do të vijë x partia në pushtet. Me këto kundërshtime po e dëshmojnë që këtyre nuk u intereson vizioni për shtetin nga partia që do të vijë në pushtet, por vetëm ta kundërshtojnë ardhjen e një partie tjetër në pushtet.

Sikur të mos vendoste sovrani se kush do ta drejtojë shtetin, tek ne nga studiot televizive do të përcaktohej fituese, pa shkuar tek kutitë e votimit, madje edhe postet do të ishin ndarë nga aty, nga këta analistë politikë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat