Zhvillimet në SHBA/ Analistët: Biden njohës i mirë i çështjeve të Ballkanit, qëndrim pro Kosovës

Aktuale

Zhvillimet në SHBA/ Analistët: Biden njohës i mirë i çështjeve të Ballkanit, qëndrim pro Kosovës

Më: 20 janar 2021 Në ora: 23:09
Joe Biden

I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, analistë dhe ekspertë të marrëdhënieve ndërkombëtare kanë diskutuar lidhje me zhvillimet politike në SHBA.

Indrit Nina tha se Biden është përfaqësues i madh i politikës së jashtme amerikane dhe Akri Çipa tha se Nuk duhet të ketë iluzione që gjërat do të ndryshojnë në mënyrë radikale me Kosovën

Indrit Nina: Biden është përfaqësues i madh i politikës së jashtme amerikane. Është njohës i mirë i çështjeve Ballkanike. Kushdo që të jete kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë ai do të jetë i mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë pasi Shqipëria ka qenë mike e Amerikës.

Çipa: Fakti që ka njohje për historinë e Ballkanit do reflektohet edhe në ekipin që do zgjedhë për politikën e jashtme. Nuk duhet të ketë iluzione që gjërat do të ndryshojnë në mënyrë radikale me Kosovën dhe Shqipërinë.

Ndërsa për Lisen Bashkurtin dhe Sokol Neçajn administrata e Biden do të jetë pro Kosovës dhe do të kemi rikthim në normalitet në raport me marrëdhëniet ndërkombëtare.

Bashkurti: Do të ketë rikthim në normalitet në marrëdhëniet ndërkombëtare. Po rikthehet filozofia politike amerikane. As presidenti Obama nuk ka pasur ndonjë vëmendje për Ballkanin.

Neçaj: Administrata e Biden do të jetë pro Kosovës. Do të jenë më aktiv edhe në drejtim të Shqipërisë. Por duhet të jenë shqiptarët që duhet të paraqesin politikat e tyre dhe të koordinojë veprimet me administratën e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat