Albulena Haxhiu: E papranueshme që Valdete Daka po lejon kërcënimin e zyrtarit të KQZ-së nga PDK-ja dhe LDK-ja

Aktuale

Albulena Haxhiu: E papranueshme që Valdete Daka po lejon kërcënimin e zyrtarit të KQZ-së nga PDK-ja dhe LDK-ja

Nga: A.Zh Më: 22 janar 2021 Në ora: 19:18
Albulena Haxhiu dhe Valdete Daka

Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje Albulena Haxhiu, ka thënë se ka tendenca për frikësim ndaj zyrtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga përfaqësuesit e PDK dhe LDK.

Ajo për këtë ka kritikuar kryetaren e KQZ-së Valdete Daka, se po lejon kërcënimin e zyrtarit në institucionit që ajo drejton, përcjell Bota sot.

Haxhiu e ka quajtur këtë të papranueshme.

Postimi i Haxhiut në Facebook:

Kur po kritikohet dikush që mban post të lartë, po reagojnë medie e OJQ dhe po e quajnë kërcënim, ndërsa kur LIVE në TV, kërcënohet një shërbyes civil atëherë askush nuk reagon!

Institucionet përgjegjëse duhet të ndërmarrin veprimet mbi kërcënimet publike dhe tendencat për frikësim ndaj zyrtarit të KQZ-së nga përfaqësuesit e PDK dhe LDK në KQZ.

E papranueshme se si kryetarja e KQZ-së lejon që kjo t'i bëhet një zyrtari në institucionin që ajo drejton!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat