Haradinaj citon Haxhi Zekën: Po majt besën nërmjet vedit s’ka ç’na ban krajli as mbreti

Aktuale

Haradinaj citon Haxhi Zekën: Po majt besën nërmjet vedit s’ka ç’na ban krajli as mbreti

Më: 23 janar 2021 Në ora: 11:09
Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit kandidat për President të Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar Lidhjen e Pejës në 122 vjetorin e themelimit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj është shprehur mirënjohës për Haxhi Zekën dhe atdhetarët që ishin themelues të Lidhjes së Pejës.

“Përjetësisht mirënjohës Haxhi Zekës dhe atdhetarëve themelues të Lidhjes së Pejës”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

“Ta mani besën
siç e kemi pasë,
Po majt besën
nërmjet vedit
S’ka ç’na ban
krajli as mbreti…”

Përjetësisht mirënjohës Haxhi Zekës dhe atdhetarëve themelues të Lidhjes së Pejës.
RH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat