Hoxhajt i vjen reagimi ndaj AAK: Je ankuar për bashkëpartiakët e tu nga UÇK, tani po mundohesh tua zësh vendin

Aktuale

Hoxhajt i vjen reagimi ndaj AAK: Je ankuar për bashkëpartiakët e tu nga UÇK, tani po mundohesh tua zësh vendin

Nga: G.B Më: 23 janar 2021 Në ora: 15:49
Enver Hoxhaj

Time Kadrijaj nga AAK ka reaguar ndaj Enver Hoxhajt nga PDK, kandidat për kryeministër.

Ky i fundit tha se Albin Kurti nga ka prishur me Amerikë, ndërsa Ramush Haradinaj me Evropën.

Përmes një postimi në Facebook, Kadrijaj e ka quajtur hajgaregji Hoxhajn, përcjell Bota sot.

Ajo ka thënë se ai nuk ka lënë derë pa hapur për tu ankuar për bashkëpartiakët e tij nga UÇK-ja, se po e marrin në qafë Kosovën, ndërsa tani mundohet tu zë vendin.

Ajo ka thënë se se ai po hap luftë me heronjtë si Ramush Haradinajn.

Postimi i saj i plotë:

Enver Hoxhaj është hajgarexhi. Në karrierën e vet nuk ka lënë derë pa çelë me u anku për bashkëpartiakët e tij nga UÇK-ja, se po e marrin në qafë Kosovën. Sot po mundohet me ua zënë vendin. Po e zbehtë është figura e tij me hap luftë me heronjtë e Kosovës, siç është edhe Ramush Haradinaj, që me Amerikën dhe Evropën e çliruan Kosovën e me ata edhe po e ndërtojnë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat