AAK-ja deponon ankesë në PZAP për moscertifikimin e listës

Aktuale

AAK-ja deponon ankesë në PZAP për moscertifikimin e listës

Më: 23 janar 2021 Në ora: 17:16
AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, gjatë ditës së sotme, ka dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Kjo pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar këtë subjekt dhe listën e kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit, pasi paraprakisht AAK-ja nuk kishte zëvendësuar emrat e kandidatëve që janë dënuar me vendim të formës së prerë në tre vjetët e fundit.

Këtë e ka konfirmuar Kushtrim Xhemaili nga Zyra për Informim e AAK-së.

“Mund të konfirmoj që zyrtari ynë, i cili është përgjegjës për çështje zgjedhore, sot pasdite e ka deponuar ankesën në PZAP”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen e mbajtur dje, nuk i ka certifikuar listat e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, AAK-së, dhe Nismës për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat