Stublla i përgjigjet Hoxhajt: Merkel dhe Haradinaj ‘luftuan’ kundër ndarjes së Kosovës

Aktuale

Stublla i përgjigjet Hoxhajt: Merkel dhe Haradinaj ‘luftuan’ kundër ndarjes së Kosovës

Më: 24 janar 2021 Në ora: 09:42
Angela Merkelj dhe Angela Merkel

Ministrja në detyrë e punëve të jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, iu është kundërpërgjigjur kandidatit për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhajt, i cili ka thënë se ish-kryeministri Ramush Haradinaj ia ka prishur Kosovës punët me Evropën.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj-Stublla tha se kancelarja Angela Merkel ‘luftoi’ krah për krah me Ramush Haradinajn kundër aventurës për ndarjen e Kosovës.

Postimi i plotë

KUSH NË TË VËRTETË NA PRISHI ME EVROPËN?!

Deklarata e djeshme e ushtruesit të detyrës partiake konfirmon se ndarja e Kosovës mbetet ende në agjendën e tyre, si trashëgimi e vazhdueshme politike, po njësoj si në kohën e korrigjimit të kufijve dhe presionit të brendshëm për heqje të taksës 100%. Le t’ia kujtojmë atij sot e të tjerëve nesër, se kush në të vërtetë na i prishi punët me Evropën në kohën kur Angela Merkel ‘luftoi’ krah për krah me Kryeministrin Ramush Haradinaj kundër aventurës së tyre për ndarjen e Kosovës! Populli nuk harron…

Keqardhje për disa njerëz që asnjëherë nuk arrijnë të dalin nga petku i ushtruesit të detyrës

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat