PDK “mbi shtetin”, nuk u shihet fundi njerëzve të mbledhur në Skenderaj

Aktuale

PDK “mbi shtetin”, nuk u shihet fundi njerëzve të mbledhur në Skenderaj

Më: 26 janar 2021 Në ora: 19:33
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ndonëse situata me koronavirus në Kosovë vazhdon të jetë serioze, ata që dalin pothuajse çdo ditë nëpër media vazhdojnë të japin shembull të keq të mosrespektimit të masave nga Qeveria.

Sami Lushtaku i PDK-së e ka publikuar një fotografi nga Skenderaj, ku shihet se një sallë e madhe është mbushur me njerëz, duke shkelur kështu masat kundër koronavirusit.

“Me kryeministrin në ardhje, profën Enver Hoxhaj, takuam familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Skenderaj. Së bashku premtuam përkujdesje të veçantë për kategoritë e dala nga lufta dhe rritje të pensioneve për këto kategori. Mbështetja për PDK-në është masive nga kategoritë e dalura nga lufta. Me këtë mobilizim kaq masiv do të dalim fitues në zgjedhjet e 14 shkurtit!”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

Ja shkrimi i tij:

Me kryeministrin në ardhje, profën Enver Hoxhaj, takuam familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Skenderaj. Së bashku premtuam përkujdesje të veçantë për kategoritë e dala nga lufta dhe rritje të pensioneve për këto kategori.

Mbështetja për PDK-në është masive nga kategoritë e dalura nga lufta. Me këtë mobilizim kaq masiv do të dalim fitues në zgjedhjet e 14 shkurtit! SL

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat