Fatmir Limaj çudit me preferencat e tij në AAK, mes tyre voton edhe atë që e braktisi, Haxhi Shalën

Aktuale

Fatmir Limaj çudit me preferencat e tij në AAK, mes tyre voton edhe atë që e braktisi, Haxhi Shalën

Më: 26 janar 2021 Në ora: 23:59
Fatmir Limaj dhe Haxhi Shala

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka treguar 5-shen e preferuar në AAK.

Mes emrave tjerë që tha, ra në sy edhe vota për Haxhi Shalën, ish-deputet i Nismës, që i “tradhëtoi” në mes të legjislaturës së kaluar, me aderimin në AAK.

Ai tha se të preferuarit e tij në këtë listë janë:

Time Kadrijaj, Teuta Haxhiu, Daut Haradinaj, Bekë Berisha e Haxhi Shala, derisa admirimin e shprehu edhe për Gazmend Sylën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat