“Zotëria i Parë në detyrë” i shkruan Haradinajt: Krimet Kibernetike ta zbulojnë rrjedhën e informatave

Aktuale

“Zotëria i Parë në detyrë” i shkruan Haradinajt: Krimet Kibernetike ta zbulojnë rrjedhën e informatave

Më: 27 janar 2021 Në ora: 10:52
Vjosa Osmani dhe Prindon Sadriu

Publikimi i një komunikimi elektronik zyrtar nga “Front Online” mes Prindon Sadriut, bashkëshort i ushtrueses së detyrës së presidentes të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i cili është pjesë e stafit diplomatik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe ambasadorit të Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, vetëm sa ka ndezur “fitilin e luftës” mes dy protagonistëve.

Sipas komunikimeve elektronike të datës 25 janar 2021, të cilat i publikoi dje media, Sadriu i kishte kujtuar shefit të tij, Gjergj Dedajt, se mbanë disa pozicione zyrtare, mes tyre: Diplomat karriere i gjeneratës së parë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nënkolonel në Ministri të Mbrojtjes dhe Zotëria i Parë në Detyrë i Republikës së Kosovës.

Pas rrjedhjes së këtij komunikimi, bashkëshorti i u.d të presidentes, i cili i ishte referuar vetes si “Zotëriu i Parë në Detyrë”, dje i ka shkruar e-mail zyrtar ministres në detyrë të Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, Stublla, nga e cila  kërkon që të merren masa për siç ka thënë ai, komunikimin tendencioz të rrjedhë në medie për qëllime të caktuara.

“Kërkoj nga ju që kjo çështje të adresohet zyrtarisht në Agjencinë Shtetërore të Informacionit (ASHI) për të sqaruar shkeljen e rëndë, duke publikuar korrespodenca të brendshme, të cilat jo vetëm që bien ndesh me rregulloren e MPJ-së për komunikim të jashtëm, por mund të bien ndesh edhe me Ligjin 03/L 172 për mbrojtje të dhënave personale”, ka shkruar mes tjerash Sadriu, në komunikimin që e posedon media.

Sipas tij, ASHI dhe nëse duhet edhe Departamenti për krime kibernetike i Policisë së Kosovës ka mekanizma dhe përvojë të duhur që përmes forenzikës të sqarojë se kush e ka bërë këtë shkelje të supozuar ligjore. “Një sjellje e tillë duke lëshuar informata dhe korrespodenca të brendshme është shumë e dëmshme për institucionin”, ka potencuar ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat