“Trutë në tokë t’i kisha qit”, vjen reagimi i parë pas kërcënimeve ndaj Vjosa Osmanit

Aktuale

“Trutë në tokë t’i kisha qit”, vjen reagimi i parë pas kërcënimeve ndaj Vjosa Osmanit

Nga: N. H Më: 27 janar 2021 Në ora: 14:58
Vjosa Osmani

Këshilltari i u.d të presidentit, Vjosa Osmanit, Faton Peci tregoi se Osmani është duke u përballur me kërcënime.

Këto komente ai i ka bërë përmes një shkrimi në Facebook.

E, në mbështetje të Osmanit, ka dal analisti dhe njohësi i çështjeve politike, Nexhat Haziri.

Image
Ky ishte kërcënimi ndaj Vjosa Osmanit

Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se ndaj këtyre që kërcënojnë ndjen neveri deri në përbuzje.

Haziri ka theksuar në këtë shkrim se si pjesë e kësaj shoqerie nuk mund të heshtë kur kërcënohet Vjosa Osmani.

Ja shkrimi i tij:

Image
Nexhat Haziri

Ndal kërcënimeve!

Kërcënimet e tilla kanë me dërgu këtë shoqëri ne theqafje. Për qyqarët e kërcimeve të tilla si ndaj Valdete Dakës, tani edhe ndaj Vjosa Osmanit, ndjejë neveri deri në përbuzje. Prokuroria e shtetit, nuk duhet të bëjë sehir, por të veprojë.

PS:

U.D së presidentes Vjosa Osmani, heshti apo edhe u bë palë me ata që e kërcënonin kryetaren e KQZ-së, znj. Valdete Daka, por unë si një individ, pjesë e kësaj shoqërie nuk mund të heshtë kur kërcënohet Vjosa Osmani, pamarrë parasysh mos pajtimet politike e ideologjike.

Një shoqëri që aspiron për integrime euro-atlantike, e emancipuar kulturalisht dhe politikisht, nuk duhet të këtë vend për dhunë e kërcënime. (n.h)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat