Prokurori jep detaje për vrasjen e Albert Krasniqit

Aktuale

Prokurori jep detaje për vrasjen e Albert Krasniqit

Më: 27 janar 2021 Në ora: 20:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës Kujtim Munishi, e ka konfmuar vrasjen në kryeqytet, ku dyshohet se babai e ka vrarë djalin e tij si shkak i një problemi familjar.

Ai tregoi se ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje, e cila po hetohet.

Sipas tij, në vendin e ngjarjes është prokurori Ilaz Beqiri i cili po heton rastin derisa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

"Posa të mblidhen të gjitha provat relevante, do të jepen edhe informacionet tjera", tha kryeprokurori Kujtim Munishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat