Kurti dhe Osmani në Mitrovicë, rrezikohet përplasja me serbët, reagime nga politika

Aktuale

Kurti dhe Osmani në Mitrovicë, rrezikohet përplasja me serbët, reagime nga politika

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 08:15
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Vizita e kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti, i shoqëruar nga presidentja në detyrë Vjosa Osmani, në Mitrovicën e Veriut, është ndërprerë pas reagimit të komunitetit serb.

Një grup banorësh serbë kanë protestuar duke rrezikuar ta shndërrojnë vizitën në përplasje, ndërkohë që me dhjetëra forca policore janë rreshtuar në urën e Ibrit për të parandaluar acarimin e mëtejshëm të situatës.

Gjithsesi vizita e kreut të shtetit Osmani dhe kryetarit të Vetëvendosjes, Kurti, është ndërprerë.

Menjëherë pas këtij incidenti kanë ardhur edhe reagimet nga kampet kundërshtare politike.

Vizita e dyshes Kurti-Osmani, është komentuar edhe nga Partia Demokratike e Kosovës. 

"Njeriu që përpiqej të përfitonte politikisht në kurriz të institucioneve tona kur vit pas viti shtrihej sovraniteti dhe rendi kushtetues i Kosovës në veri sot turpëroi shtetin dhe cënoi rëndë arritjet në atë pjesë të vendit tonë. Duke abuzuar të gjithë infrastrukturën shtetërore dhe privilegjet e institucionit të presidentit Albin Kurti i shoqëruar nga asistentja e tij politike Vjosa Osmani nëpërkëmbën dhe poshtëruan Republikën e Kosovës dhe rendin kushtetues të saj. Partia Demokratike e Kosovës dënon sjelljen e shëmtuar dhe të rrezikshme të dy pretendentëve për pushtet Kurti-Osmani të cilët vunë në pikëpyetje arritjet e deritanishme të institucioneve tona për ta shtrirë sovranitetin apo vendosjen e pushtetit gjyqësor dhe instaluar rendin e sigurinë", tha PDK.

Por për kryetarin e Listës Serbe Sllavisha Petkoviç, vizita e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në veri të Mitrovicës është rezultat i një marrëveshje të nënshkruar në Bruksel nga Presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

Gjithashtu vlen të përmendet marrëveshja e arritur në Bruksel në të cilën Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ra dakord që veriu të përfshihet në sistemin ligjor të Kosovës për sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve lokale dhe parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat