Prokuroria kërkon që çështja ndaj Mustafës të fillojë në mars

Aktuale

Prokuroria kërkon që çështja ndaj Mustafës të fillojë në mars

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 12:09
Prokuroria ka thënë se do ta dorëzojnë dosjen më 15 shkurt

Prokuroria ka kërkuar që çështja ndaj Salih Mustafës të fillojë në mars të këtij viti.

Në konferencën statusore e cila po mbahet, Prokuroria ka thënë se do ta dorëzojnë dosjen më 15 shkurt.

Gjithashtu është bërë e ditur se në listë është shtuar edhe një dëshmitar.

Nga Prokuroria është thënë se rreth 12 prova do t’i shtohen listës së materialeve, e po ashtu do të dorëzohet dosja paraprake më 15 shkurt të këtij viti. Ai ka thënë se janë materiale si shembull intervista që janë bërë kohët e fundit nga Prokuroria apo janë përpunuar. Po ashtu edhe se do të nxirren prova shfajësuese, siç janë nxjerrë disa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat