Shpejtim Bulliqi ka këtë premtim për Agim Veliun

Aktuale

Shpejtim Bulliqi ka këtë premtim për Agim Veliun

Nga: A.M. Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 21:03
Agim Veliu, Shpejtim Bulliqi

Gjatë hapjes së fushatës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, foli edhe nënkryetari i kësaj partie, Agim Veliu.

Në fjalimin e tij, Veliu e përmendi kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili vjen nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai për Bulliqin ka deklaruar se qytetarët e Podujevës kanë zgjedhur një kryetar të përkohshëm dhe si i kanë rënë “pishman” që e votuan.

Kësaj deklarate i është kundërpërgjigjur Bulliqi, duke e akuzuar Veliun se i ka vjedhur e mashtruar qytetarët e Podujevës për 20 vite.

Bulliqi ka shkruar në Facebook, se Veliu nuk ka reflektuar nga rezultati zgjedhor më 29 nëntor.

Postimi i plotë:

Ai që i ka vjedhur, poshtëruar e mashtruar qytetarët e Llapit për 20 vjet, paska folur në emër të qytetarëve të Podujevës dhe nuk paska reflektuar fare nga rezultati zgjedhor më 29 nëntor. Andaj, më 14 shkurt duhet t'i japim goditjen përfundimtare sojit të tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat