Albulena Haxhiu reagon ndaj KQZ-së për votat e Kurtit, tregon pse po i tremben legjitimimit të tij

Aktuale

Albulena Haxhiu reagon ndaj KQZ-së për votat e Kurtit, tregon pse po i tremben legjitimimit të tij

Nga: G.B Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 11:47
Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu

Kandidatja për deputete nga VV, Albulena Haxhiu, ka thënë se të gjitha votat për numrin 1 në listën e VV-së do të numërohen dhe nuk janë të pavlefshme, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se vota për numrin 1 është votë për praninë që nuk mund të bëhet mungesë, çdo votë për numrin 1 është votë për Albin Kurtin, është votë kundër padrejtësisë që u bë nga institucionet e kapura.

Haxhiu ka thënë se disa pushtetarë, me anë të kontrollit që kanë mbi KQZ e institucione të tjera, e bënë këtë veprim vetëm që të pamundësojnë atë që dihet, që Kurti do të legjitimohet kësaj radhe me një numër shumë të madh e historik votash.

Ajo ka thënë se ata i tremben legjitimimit dhe mbështetjes për Kurtin sepse e dinë që atë legjitimitet ai do ta përdorë për ta luftuar korrupsionin dhe për ta zhvilluar vendin.

Postimi i saj i plotë:

Të gjitha votat për numrin 1 në listën e LV, numërohen. Vota për numrin 1 në listën tonë nuk është votë e pavlefshme as për subjektin dhe as për kandidatët tjerë.

Vota për numrin 1 është votë për praninë që nuk mund të bëhet mungesë.

Çdo votë për numrin 1 është votë për Albin Kurtin. Është votë kundër padrejtësisë që u bë nga institucionet e kapura.

Disa pushtetarë, me anë të kontrollit që kanë mbi KQZ e institucione të tjera, e bënë këtë veprim vetëm që të pamundësojnë atë që dihet, që Kurti do të legjitimohet kësaj radhe me një numër shumë të madh e historik votash. Ata i tremben legjitimimit dhe mbështetjes për Kurtin sepse e dinë që atë legjitimitet ai do ta përdorë për ta luftuar korrupsionin dhe për ta zhvilluar vendin. Por, Kurti mund ta marrë legjitimitetin edhe kështu, duke votuar numrin 1 në listë prandaj pas numrit 127, numrit të Lëvizjes, vazhdoni me numrin 1!

#LVV127

#krejtdhedrejt

#QeveriaKurti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat