Pas akuzave dhe kritikave, profesori i del në mbrojtje Valdete Dakës – ja çfarë thotë për të

Aktuale

Pas akuzave dhe kritikave, profesori i del në mbrojtje Valdete Dakës – ja çfarë thotë për të

Nga: A.Morina Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 15:42
Valdete Daka

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, sot gjatë mbledhjes ka deklaruar se është bërë personaliteti më i urryer në Kosovës.

Këtë deklaratë e bëri pas kritikave dhe akuzave të mëdha ndaj saj, pas vendimit për moscertifikim të Albin Kurtit në listën zgjedhore të VV-së.

Por, Dakës i doli në mbrojtje profesori Milazim Krasniqi, i cili u shpreh se ajo është personalitet që meriton respektin e çdo qytetari të ndershëm të këtij vendi, sepse përkushtimi i saj për zbatimin e ligjit është i forte.

“Shumica në këtë vend dëshirojnë të respektohet ligji dhe që zyrtarët të kenë integritet, siç ka integritet Valdete Daka”, shkroi Krasniqi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

“Daka: Jam bërë personaliteti më i urryer i këtij shteti”
Koment: Valdete Daka është personalitet që meriton respektin e çdo qytetari të ndershëm të këtij vendi, sepse përkushtimi i saj për zbatimin e ligjit është i fortë. Natyrisht, ata që duan të shkelin ligjet dhe të shkatërrojnë institucionet e pavarura, nuk mund të kenë respekt për këtë personalitet. Ata janë të ndyrë në fjalë, por nuk janë shumicë. Shumica në këtë vend don të respektohet ligji dhe që zyrtarët të kenë integritet, siç ka integritet Valdete Daka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat