Vjen një reagim i ashpër ndaj Glauk Konjufcës, analisti ka një kërkesë publike për të

Aktuale

Vjen një reagim i ashpër ndaj Glauk Konjufcës, analisti ka një kërkesë publike për të

Nga: N. H Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 18:39
Glauk Konjufca

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca dje ka folur për raportet me Izraelin nëse Vetëvendosje merr qeverinë.

“Vendosja e Ambasadës në Jerusalem tashmë ka ndodhur, mirëpo unë konsideroj se nuk ka qenë politikë e mençur e MPJ dhe ish-kryeministrit Hoti të zhvillojnë politika të jashtme që në njërën anë duket që po përmirësojnë marrëdhëniet me SHBA por është një iluzion meqenëse në pyetja ka qenë relacioni me Serbinë e jo me SHBA-në”, ka deklaruar Konjufca.

“Ambasada do të mbetet aty ku është deri nëse eventualisht ne kushtëzohemi gjatë proceseve të ndryshme ndërkombëtare që të mos jetë aty. Shembull nëse ne kushtëzohemi nga BE gjatë procesit të integrimeve evropiane përmes ndryshimit të lokacionit të Ambasadës sonë në Jerusalem, unë mendoj se kjo do të duhej të rishqyrtohej meqenëse për Kosovën është jetike që ne të bëhemi pjesë e BE-së”, tha ai.

E, lidhur me këtë deklaratë të Konjufcës ka reaguar analisti politik, Faton Mehmeti.

Mehmeti përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se kjo deklaratë e Konjufcës është shqetësuese.

Sipas tij, ish-ministri duhet të deklarojë se a është ky qëndrim i tij personal, apo i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ja shkrimi i tij:

Deklarimi nga Glauk Konjufca për rishikim të ambasadës në Jerusalem është shqetësues.

Kosova nuk guxon të lëviz nga qëndrimet dhe vendimet e saja të koordinuara me SHBA.

Glauku të deklarojë a është ky qëndrim i tij personal apo i VV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat