Faton Peci: Vjosa Osmani veç oportuniste nuk është – LDK e ka përjashtuar

Aktuale

Faton Peci: Vjosa Osmani veç oportuniste nuk është – LDK e ka përjashtuar

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 00:07
Faton Peci

"Vjosa Osmani veç oportuniste nuk është për shkak se ka pasur gatishmëri dhe vullnet - njerëz me peshë shumë të madhe politike kanë pasur interesim që thjesht Vjosa Osmani ta kundërshtojë Albin Kurtin në seancën e 25 marsit - ajo pikërisht ka vepruar të kundërtën për shkak se nuk është oportuniste".

Faton Peci – këshilltar i ushtrueses së detyrës së presidentes, ka thënë se Vjosa Osmani nuk është oportuniste sepse ajo çdo herë i ka ndjekur rrugët e vështira.

Ai ka theksuar se ka pasur interesim që Vjosa Osmani ta kundërshtojë Albin Kurtin në seancën e 25 marsit, por sipas tij, ajo pikërisht ka vepruar të kundërtën për shkak se nuk është oportuniste.

“Vjosa Osmani nuk e ka braktisur Lidhjen Demokratike të Kosovës – ajo është përjashtuar nga LDK në mënyrën më bizare përmes e-maileve për shkak të mbajtjes së fjalës”.

“Nuk mund t’i thuhet një personaliteti si Vjosa Osmani po të vendosim si kandidate për kryeministre për shkak se ke popullaritet dhe në momentin kur e mban fjalën, po të anashkalojmë edhe prej Këshillit të Përgjithshëm edhe prej Kryesisë”.

Peci ka shtuar se sikur të mos kishte pasur përafrim qëndrimesh mes Osmanit dhe Kurtit, ata nuk do të përfundonin me një listë të përbashkët.

“Vjosa Osmani veç oportuniste nuk është për shkak se ka pasur gatishmëri dhe vullnet – njerëz me peshë shumë të madhe politike kanë pasur interesim që thjesht Vjosa Osmani ta kundërshtojë Albin Kurtin në seancën e 25 marsit – ajo pikërisht ka vepruar të kundërtën për shkak se nuk është oportuniste”.

“Rrugën që e ka ndjekur ajo është shumë e vështire – oportunistët nuk i ndjekin rrugët e vështira”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat