Mërgimtari bën 200 kilometra për të votuar me postë, ka një porosi për Valdete Dakën

Aktuale

Mërgimtari bën 200 kilometra për të votuar me postë, ka një porosi për Valdete Dakën

Nga: G.B Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 08:28
Pamje nga vendi i ngjarjes

Votimi me postë për zgjedhjet e 14 shkurtit ka shkaktuar pakënaqësi tek diaspora.

Ruzhdi Hajdari, mërgimtar nga Gjermania, është dashur që të bëjë 200 kilometra, që ta dërgojë votën me postë, shkruan Bota sot.

Ai ka publikuar në Facebook vendin ku ka shkuar për ta dorëzuar votën, si dhe faturën e pagesës.

Hajdari i ka dërguar të fala kryetares së KQZ-së, Valdete Dakës.

"T'fala Valdete Dakiqit, që m'detyrove mi bo 200 km veç mu nis vota nesër", ka shkruar ai në Facebook.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat