Haki Abazi tregon se çfarë do të bëjnë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani pas fitores së 14 shkurtit

Aktuale

Haki Abazi tregon se çfarë do të bëjnë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani pas fitores së 14 shkurtit

Nga: A.M. Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 13:19
Albin Kurti, Vjosa Osmani

Më 14 shkurt do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në vend.

Për fitore është e bindur Lëvizja Vetëvendosje.

Këtë e ka deklaruar edhe kandidati për deputet, Haki Abazi, ku ka thënë se vetëm një javë i ndanë deri tek dita e madhe e kthesës historike.

“Kjo javë është shumë me rëndësi, pa fund me rëndësi për parlamentin e Republikës që duhet të bëhet vendi dhe kuvendi aty ku ndërtohet  dhe mbrohet interesi i publikut, kushtetuta dhe shteti, bëhet ligji dhe jepet llogaria për çdo gjë, andaj njerëzit më të mirë janë në listën e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata duhet votuar!”, ka shkruar ai në Facebook.

Gjithashtu, Abazi ka treguar se çfarë do të bëjnë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani pas fitores.

“Kjo mund t’u pengojë atyre që kanë kapur shtetin por nuk i kanë kapur qytetarët”, ka shtuar Abazi.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë, miq dhe dashamirë,

Ka mbetur vetëm edhe një javë deri tek dita e madhe e kthesës historike të fatit të kombit dhe Republikës. Kjo javë është shumë me rëndësi, pa fund me rëndësi për parlamentin e Republikës që duhet të bëhet vendi dhe kuvendi aty ku ndërtohet  dhe mbrohet interesi i publikut, kushtetuta dhe shteti, bëhet ligji dhe jepet llogaria për çdo gjë, andaj njerëzit më të mirë janë në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE dhe ata duhet votuar!

Tejet e rëndësishme për qeverinë që do zgjidhet në krye me Albin Kurtin, qeveri me duar të pastra dhe me zotësi e përkushtim për shtet me drejtësi e dinjitet. Qeveri që do të krijoj hapësirë vendosjes së drejtësisë dhe zbatimit të ligjit, barazisë dhe partneritetit me bashkësinë ndërkombëtare.

Dhe shumë e rëndësishme për Presidenten e unitetit, Vjosa Osmani për ta kthyer institucionin në shërbim e mbrojtje të tërësisë territoriale, unifikimin e spektrit të shëndoshë politik, në përkrahje të agjendës së kryeministrit, qeverisë dhe respektit ndaj parlamentit.

Kjo mund t’u pengojë atyre që kanë kapur shtetin por nuk i kanë kapur qytetarët. Fitorja e madhe e LVV është humbja e madhe e keqpërdoruesve dhe tradhtarëve të votës. Sigurisht që zhvatësit po përhapin dhe do përhapin lajme të pavërteta dhe do të tentojnë të krijojnë mjegull. Askush nuk ju beson askush nuk i përfillë, janë shumë pak. Janë më pak se pak dhe nuk e ndalin dot uraganin e votës demokratike.

#KREJTdheDREJT

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat