Ja kur pritet të mbahet seanca e tretë gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Aktuale

Ja kur pritet të mbahet seanca e tretë gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 14:31
Foto ilustrim nga "Bota sot"/ Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi

Të enjten do mbahet konferenca e tretë në lidhje mbi ecurinë e çështjes ndaj ish krerëve të UÇK’së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Nga njoftimi i publikuar nga Dhomat e Specializuara, u bë e ditur se seanca do filloj nga ora 11:00.

Konferenca mbi ecurinë e çështjes gjyqësore parashihet me rregullën 96 të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK).

“(1) Gjykatësi i procedurës paraprake mbledh një konferencë mbi ecurinë e çështjes gjyqësore sa më shpejt që të jetë e mundshme pas paraqitjes së parë të të akuzuarit dhe më pas nëse del e nevojshme për: (a) organizimin e shkëmbimeve midis palëve dhe, kur është e zbatueshme, të mbrojtësit të viktimave për të mundësuar përgatitje të shpejtë për gjykimin; (b) ndërmarrjen e hapave që mundësojnë çdo përgatitje të nevojshme prej palëve në mënyrë të zellshme dhe në kohë; dhe (c) rishikimin e ecurisë së çështje gjyqësores dhe që palëve, e kur është e zbatueshme mbrojtësit të viktimave, t’u jepet mundësia e ngritjes së problemeve në lidhje me çështjen gjyqësore”, thuhet në pikën e parë të rregullës së lartpërmendur.

“(2) Me pëlqimin me shkrim të të akuzuarit që jepet pas këshillimit me mbrojtësin e vet të specializuar, konferenca për ecurinë e çështjes gjyqësore në bazë të kësaj rregulle mund të mbahet: (a) në praninë e të akuzuarit dhe me pjesëmarrjen e mbrojtësit të specializuar nëpërmjet videokonferencës; (b) në praninë e mbrojtësit të specializuar dhe me pjesëmarrjen e të akuzuarit nëpërmjet videokonferencës; dhe (c) në mungesë të të akuzuarit me praninë e mbrojtësit të specializuar, ose pjesëmarrjes së mbrojtësit të specializuar nëpërmjet videokonferencës”, thuhet tutje në pikën e dytë të Rregullores së Procedurës dhe Provave të DHSK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat