Vjen reagimi nga LDK për Vetëvendosjen: Këto nuk janë kërcënime vetëm për Isa Mustafën

Aktuale

Vjen reagimi nga LDK për Vetëvendosjen: Këto nuk janë kërcënime vetëm për Isa Mustafën

Nga: P.R Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 21:25
Isa Mustafa

“Isa paska kërku qytetarët me votu Dullën që ai me formu qeverinë. E pse Isë tash po ju drejtohesh qytetarëve, se para nja 6 muajve thojshe që nuk vendos qytetari kush e formon qeverinë? Isë, në Parlament kam thanë që mas Agimit e Dullës edhe ty kena me t’shkarku, e tash edhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk të shpëton më!”. Kjo deklaratë e kandidatit për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Dimal Basha ka nxitur reagimin e zyrtarit të LDK-së, Bajram Gecajt.

“Të veshur me pushtet, imbecilët e tillë do të fusnin hundët jo vetëm në punët e partive rivale, por në të gjitha poret e jetës sonë. Këto nuk janë kërcënime vetëm për Isa Mustafën, por edhe për tërë rendin dhe shoqërinë tonë demokratike!”, ka shkruar zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj.

Kujtojmë së gjatë ditës, përmes një postimi në facebook, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka shkruar se partia e tij garon të dal e para, dhe të qeverisë me vendin.

“LDK garon të dal e para, garon të qeverisë me vendin. Ua kemi borxh qytetarëve dhe bizneseve implementimin e programit ekonomik dhe të punësimit; përmbylljen e dialogut me njohje reciproke; vazhdimin e fuqishëm të luftës kundër pandemisë; heqjen e vizave. Dorëzimi para pseudoanalistëve, “profesorëve” nga Kosova e “Amerika” që askush nuk i njeh si të tillë përveç disa portaleve, nuk është veçori e LDK-së. Një armatë e tërë kundërshtarësh nga soje të ndryshme e kanaqe politike është angazhuar t’ua lajë trurin njerëzve të ndershëm në LDK-së dhe jashtë saj. Qytetarë na japin votën e tyre që të qeverisim, jo të qëndrojmë në opozitë. Në opozitë duhet të mbesin ata që s’dinë të qeverisin por të vetmen gjë që e dijnë është të bëjnë zhurmë”, ka shkruar Isa Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat