Armend Muja jep parashikimin për rezultatet e zgjedhjeve: Kaq i merr LVV, PDK e LDK

Aktuale

Armend Muja jep parashikimin për rezultatet e zgjedhjeve: Kaq i merr LVV, PDK e LDK

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 00:40
Armend Muja

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja ka bërë parashikimin e parë për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në këndin e  politikanit.

Sipas Mujës PDK në zgjedhje do të merr 15 deputetë, LDK po ashtu 15, Nisma nuk e kalon pragun derisa LVV sipas tij merr 62 deputetë.

Muja thotë se AAK nëse e kalon pragun merr 8 deputetë.

Image

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje ka dhënë edhe parashikimin se në cilat komuna LVV do të del parti e parë.

Parashikimi i Armend Mujës për komunat ku del e para Vetëvendosje

Ai ka thënë se LVV do të fitojë shumë thellë në shtatë qendrat e mëdha të Kosovës, derisa sipas tij pak më dobët qëndron në disa komuna të Kosovës qendrore.

Image

Muja në cilësinë e analistit disa herë ka bërë parashikime të sakta të rezultateve të zgjedhjeve në Kosovë e më gjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat