Armend Muja i reagon ashpër këtij analisti, ky ishte qëllimi i tij me partitë e vjetra – përmendet edhe Dardan Molliqaj

Aktuale

Armend Muja i reagon ashpër këtij analisti, ky ishte qëllimi i tij me partitë e vjetra – përmendet edhe Dardan Molliqaj

Nga: N. H Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 07:31
Armend Muja dhe Albin Kurti

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja, i ka reaguar analistit politik Arben Ahmeti, pasi ky i fundit ka deklaruar se Muja në të kaluarën ka qenë në një diskutim për një aderim në listën e AAK-PSD.

Këtë anëtari më i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, e ka quajtur shpifje në tërësi, përcjell “Bota sot”.

Ai tregon se Ahmeti ka qenë e zakonshme që të iu bëjë oferta në emër të partive të rendit të vjetër.

Ja reagimi i tij:

Demant: Analisti Arben Ahmeti në Kanal 10 paska deklaruar që ‘ai paska qenë dëshmitar që Armend Muja ka negociuar me regjimin e vjetër dhe Dardan Molliqaj për kinse hyrjen në listë të AAK-PSD’.

Shpifje në tërësi. Molliqajn nuk e kam takuar asnjëherë. Nuk ka pasë asnjë lloj takimi ndërmjet meje, Ahmetit dhe asnjë figure politike. Ka qenë e zakonshme që z.Ahmeti të na bën oferta në emër të partive të rendit të vjetër, të cilat as unë, e as të tjerët nuk i kemi pranuar. Z. Ahmeti dhe jo vetëm, ka bërë shumë përpjekje, ndrydhje e cytje për të më bindur të ndryshoj kursi mendimi.

Ai ka një trishtim të pazakonshëm ndaj ndryshimit dhe raport të quditshëm me kastat e vjetra politike.

Kjo ishte edhe arsyeja që i ndamë rrugët në Debat Plus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat