Lehtësimi i masave nga Qeveria, Mushkolaj: Skandali ka emër

Aktuale

Lehtësimi i masave nga Qeveria, Mushkolaj: Skandali ka emër

Nga: A.SH Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 18:24
Qeveria e Kosovës

Qeveria në detyrë me kryeministër Avdullah Hotin, ka marrë vendim për lehtësimin e masave.

Ai gjithashtu ka marrë vendim që shtetasit e Kosovës që jetojnë në vendet evropiane, e që cilësohen si vende me rrezik të lartë për përhapjen e COVID-19, dhe që tashmë janë nisur për të ardhur në vendlindje për të votuar për zgjedhjet e 14 shkurtit do t’u kërkohet testi PCR negativ për COVID-19 i bërë në 72 orët e fundit.

Për këtë ka reaguar analisti Imer Mushkolaj, duke thënë se këto veprime të Hoti tri ditë para zgjedhjeve janë skandale.

"Dmth. tri ditë para zgjedhjeve Qeveria Hoti, pa konsultim me ekspertë, lehtëson masat antiCovid në Kosovë dhe i bën obligative testet për diasporën. Skandali ka emër", ka shkruar Mushkolaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat