Qorrolli reagon ashpër: 72 orë para zgjedhjeve, qeveria merr këtë vendim të ashpër ndaj votuesve të diasporës

Aktuale

Qorrolli reagon ashpër: 72 orë para zgjedhjeve, qeveria merr këtë vendim të ashpër ndaj votuesve të diasporës

Nga: H.O. Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 19:14
Vigan Qorrolli

Analisti i çështjeve politike Vigan Qorrolli, në një postim të tij në Facebook thotë se Qeveria e Kosovës ua ka pamundësuar disa mërgimtarëve hyrjen në territorin e Kosovës, 72 orë para zgjedhjeve.

Sipas tij, kjo po bëhet nga frika e votës.

Tutje, Qorrolli shkruan se ky veprim duhet të dënohet sepse mohimi i lirisë së lëvizjes është një akt poshtërsie.

Postimi i plotë;

72 orë para zgjedhjeve — Qeveria ia pamundëson në mënyrë diskriminuese hyrjen në shtet — shtetasve të saj që e kanë një vendbanim tjetër jashtë territorit të Kosovës.

Kjo është urrejtja më serioze që i bëhet shqiptarit të diasporës. Dhe kjo bëhet nga frika e votës, ashiqarshëm.

Ky veprim jokushtetues në ditën kur po ajo (qeveria) i liron të gjitha masat — nuk duhet të kalojë në heshtje. Duhet të dënohet ashpërsisht sepse ky mohim i lirisë së lëvizjes është një akt i pastër poshtërsie!/Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat