Vendimi që shtetasit e huaj të hyjnë në Kosovë me test PCR është në fuqi nga tetori

Aktuale

Vendimi që shtetasit e huaj të hyjnë në Kosovë me test PCR është në fuqi nga tetori

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 23:40
Foto ilustrim

Vendimi për shtetasit e huaj që të kenë një test PCR kur të hyjnë në Kosovë është në fuqi që nga tetori i vitit të kaluar.

Qeveria në detyrë të enjten mori vendime për lehtësimin e masave kufizuese ndaj pandemisë, por ky vendim nuk është ndryshuar.

“Masat për PCR për shtetasit e huaj janë të njëjta prej tetorit. Nuk kanë ndryshuar. Vetëm ora policore, bizneset deri në ora 22:00 dhe ligjëratat me prani fizike nëpër fakultete janë risi”, ka thënë drejtoresha për informim në Zyrën e Kryeministrit, Antigona Baxhaku.

Ndërkaq, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar kishte publikuar edhe shtetet të cilat konsiderohen me rrezik të lartë të infeksionit.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat